Lajmet e fundit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila inauguroi fillimin e punimeve në dy projekte infrastrukturore: asfaltimin e rrugës Dol-Kusar-Goden (faza e dytë) dhe ndërtimin e rrugës së Bishtazhinit në komunën e Gjakovës.
Po ashtu, ai përuroi edhe përfundimin e punimeve të projektit të ndërtimit dhe asfaltimit të rrugës në fshatin Demjan 3 (lagjja Shehu).
Ministri i infrastrukturës uroi banorët e këtyre fshatrave për ndërtimin e rrugëve dhe premtoi se edhe në vitet e ardhshme do të vazhdohet në përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Gjakovës.
Asfaltimi i rrugës Dol-Kusar-Goden (faza e dytë) ka vlerën prej 799,650.04 euro, ndërtimi i rrugës së Bishtazhinit kap vlerën prej 106,998.99 eurosh, kurse ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Demjan 3 (lagjja Shehu) ka kushtuar 148,730.39 euro.
Të tri projektet janë investuar nga Ministria e Infrastukturës, transmeton Klan Kosova.