21.04.2018 · përditësuar para 3013 dite1 min lexim
Mëngjeseve, të gjithë jeni në nxitim e sipër për të shkuar në shkollë, në punë apo për të nisur aktivitetin e një dite të re.
Disa nuk e nisin dot ditën pa muzikë, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në humorin e tyre, transmeton Klan Kosova.
Por, ka disa këngë që janë më të këshillueshme të dëgjohen në mëngjes sesa disa të tjera.
Lista është e gjatë, por kryesorja - sidomos pas ikjes së Aviciit nga kjo jetë është “Wake Me Up”.
“Wake Me Up” nga Avicii është kënga e cila ka potencialin që të bëjë mëngjesin tuaj më të bukur. Titulli i këngës përkthehet “Më zgjo” dhe duket se kënga e arrin këtë në mënyrë perfekte. Ritmet fantastike të DJ dhe teksti i thjeshtë i këngës e kanë kthyer këtë të fundit në një superhit që aktualisht numëron mbi 1 miliard klikime në Youtube.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.