Lajmet e fundit

Përfaqësues të këngëtares Demi Lovato kanë bërë të ditur se ajo është zgjuar dhe është e rrethuar nga të afërmit e saj.
Familjarët e këngëtares kanë falënderuar të gjithë për mbështetjen që kanë treguar, përderisa kanë kërkuar për privatësi.
Ata gjithashtu kane thënë se disa nga informacionet që po qarkullojnë nëpër media nuk janë të sakta.
Lovato është duke qëndruar në spital pas overdozës me droga.
Ajo u gjet pa ndjenja në apartamentin e saj, përderisa burime të afërta me të kanë bërë të ditur se muajt e fundit Demi ka pasur probleme me drogat dhe alkoolin, pas gjashtë vjetësh qëndrimi esëll.