Atifete Jahjaga: Ne vazhdojmë të jemi larg projektit të Bashkimit Evropian, jo vetëm pse nuk i kemi kaluar dallimet, por edhe pse nuk kemi arritur që në arenën ndërkombëtare të forcojmë më shumë argumentin e së drejtës.
18.12.2015 · përditësuar para 3880 dite1 min lexim
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, edhe njëherë ka bërë thirrje për dialogë mes Pozitës dhe Opozitës në Kosovë për të tejkaluar problemet dhe ndasitë mes tyre.
Presidentja në fjalën e saj në 40 vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka thënë se zgjidhjen politike liderët e shtetit, duke përfshirë edhe vet atë, e kanë obligim ndaj qytetarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Argumenti i forcës dhe fuqia e numrave nuk mund të zëvendësojë bashkëbisedimin”.
“Ne nuk guxojmë të humbim miqësinë dhe t’u zëmë fryme zhvillimeve demokratike”.
“Ne duhet të jemi pranë qytetarëve, sepse vota e tyre na ka zgjedhur për të qenë në shërbim të tyre”.
“E kemi për borxh për të gjithë ata që sakrifikuan që ta përmbyllim konsolidimin tonë si shtet”.
“Akademia dhe intelektualët kanë rolin e tyre për të luajtur dhe dallimet mund t’i tejkalojmë”.
“Në këtë kohë na duhet më shuam pajtim mes nesh, më shumë besim se rruga jonë e bërjes së shteti nënkupton përafrim me Bashkimin Europain”.
“Por, ne vazhdojmë të jemi larg projektit të Bashkimit Evropian, jo vetëm pse nuk i kemi kaluar dallimet, por edhe pse nuk kemi arritur që në arenë ndërkombëtare të forcojmë më shumë argumentin e së drejtës”.
“Dialogu me Serbinë është konsensus që duhet të prodhojë stabilitet, por që nuk prek shtetësinë tonë”.
“Akademia ka kontribut për të dhënë në procesin historik të pajtimit të popujve – duke siguruar paqen dhe stabilitetin. Mbi supet tuaja qëndron barra për të bërë shkencën, artin dhe arsimin pjesë të jetës së shoqërisë sonë”, tha Jahjaga në fjalimin e saj.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.