Lajmet e fundit

Derisa disa femra i duan meshkujt e tyre me qime në gjoks disa të tjera preferojnë të depiluar kokë e këmbë.
Kjo, normalisht se shkakton konfuzion të madh për meshkujt.
Pra, për t’i bërë gjërat pak më të qarta, një revistë e njohur, Man’s Fitness, ka anketuar 105 femra në pyetjen: “Me qime në gjoks, apo pa to?”, transmeton Klan Kosova.
Rezultati ndoshta do t’iu befasojë.
Nga gjithsej 105 femra, 78 prej tyre preferuan një gjoks me xherdan prej leshit natyral, derisa 28 preferonin mashkullin e tyre të depiluar në total. Ose përkthyer në përqindje 73 për qind e femrave preferuan lëkurën mbuluar me pak lesh.
Përveç përgjigjeve me “po” ose “jo”, vajzat e anketuara duhej të jepnin edhe një fjali mbështetëse për përgjigjen pozitive, ose negative.
Ja disa nga përgjigjet që ato dhanë:
“Nuk dua që burri im të duket si një gorilla, por assesi nuk e dua të duket si një mi-lakuriq, pa qime, prandaj do të përgjigjem me po”.
“Nuk më intereson fare përderisa ai atje poshtë e ka në gjendje të mirë, aty duhet të jetë pa qime, por t’i rruaj duart e këmbët? Jo dreqi e mori, jo”.
“Për mua është kryesisht në rregull, por të mos ketë qime në shpinë, ose të mos jenë qime agresive, të forta, përndryshe nuk e kam problem”.
“Nuk dua të jetë leshator si një tepih, por nuk dua as të duket si një Peter Pan".