Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, ministri Gashi theksoi se shteti i Kosovës po e njeh dhe e vlerëson punën vullnetare dhe po mundohet që ta shpërblej atë.
Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Jemes Mugaju, tha se në Kosovë vullnetarët po ndihmojnë që të promovohet dhe rritet gjithëpërfshirja në shoqëri nëpërmjet aksioneve në komunitet të cilat e krijojnë një mjedis pozitiv.
Mugaju gjithashtu theksoi se platforma për vullnetarët është krijuar si urë në mes shkollës dhe punës.
Në fund, ministri Gashi dhe shefi i Zyrës së UNICEF-it, Mugaju dhanë mirënjohje për pesë vullnetarët dhe dy të tjera për vullnetarët të vitit. Vullnetarët që morën mirënjohje janë: Gresa Kurtishaj, Adea Baca, Drita Dibrani, Fatlinda Veseli dhe Driera Shala. Ndërsa, vullnetarët e vitit u zgjodhën Donika Veseli, Tringa Mustafa./klankosova.tv/.





