Lajmet e fundit
Nga gjithsej 1375 raste prokuroritë kanë zgjidhur vetëm 101 raste korrupsioni për periudhën janar-mars të këtij viti.

Këto të dhëna u bën të ditura nga Lëvizja "FOl" pas publikimit të statistikave anti-korrupsion të policisë, prokurorisë, gjykatave të Kosovës si dhe statistikat e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike për të njëjtën periudhë raportuese.
Sipas "Fol", të dhënat për lëndë të korrupsionit tregojnë se Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Gjykatat gjatë tre mujorit të parë të vitit 2015 kanë trajtuar dhe pranuar në punë gjithsej 2286 raste kundër-korrupsion.
Nga këto lëndë Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe raportuese ka trajtuar gjithsej 140 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka trajtuar 7 raste, për dhënie të ryshfetit 20 raste dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 113 raste. Nga këto raste Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona.
Ndërkaq, prokuroria gjatë kësaj periudhe raportuese ka pranuar në punë gjithsej 1375 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pranuar në punë 38 raste dhe ka zgjidhur 7 raste, për dhënie të ryshfetit 29 raste dhe ka zgjidhur 15 raste dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 1308 raste dhe ka zgjidhur 79 raste.
Gjykatat gjatë kësaj periudhe raportuese kanë pranuar në punë gjithsej 771 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pranuar në punë 86 raste dhe kanë zgjidhur 3 raste, për dhënie të ryshfetit 44 raste dhe ka zgjidhur 15 raste si dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 641 raste dhe ka zgjidhur 52 raste.