Lajmet e fundit

Me shtatë anëtarë të pranishëm Këshilli Prokurorial i Kosovës mbajti sot mbledhjen e 102-të.
Me këtë rast u votuan tre anëtarët e rinj të zyrës së kryeprokurorit të Shtetit e që janë Sevdije Morina, Besim Kelmendi dhe Lulzim Sylejmani.
Në këtë takim nuk ishin të pranishëm, Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi dhe anëtar i këtij këshilli, Sylë Hoxha.
Në ndërkohë, anëtarët e KPK-së sot morrën vendim edhe për zgjatjen e afatit të konkursit për emërimin e katër prokuroreve nga radhët e minoriteteve.