Lajmet e fundit

Tingëllon e njohur, kjo është një eksperiencë e njohur për prindërit, ose përgjithësisht për konsumatorët të cilët duan të blejnë diçka për një fëmijë.
Një koment i zakonshëm në ditët tona është se tani shumë gjëra e “kanë humbur pafajësinë” në masë të madhe.
Kjo vlen edhe për lodrat dhe ne duhet të jemi mjaft të kujdesshëm në zgjedhjet tona.
Është e rëndësishme të zgjedhim me kujdes lodrat për fëmijët tanë dhe të sigurohemi që ato kontribuojnë në argëtimin dhe zhvillimin e duhur të tyre.
Një lodër ofron më së shumti argëtim. Përzgjodhe diçka që ofrom më shumë se kaq?
Një lodër që zhvillon aftësi, trajnon fëmijën, inkurajon imagjinatën dhe krijimtarinë… nuk ka “rregull” në përzgjedhjen e një lodre. Ndoshta mund t’ju ndihmojmë me “këshillat” e mëposhtme:
Lodra duhet të jetë e përshtatshme për moshën e fëmijës (vecanërisht lodrat e destinuara për fëmijët më të vegjël se 3 vjeç, të cilat mund të përmbajnë pjesë të vogla ose kordona e çdo gjë tjetër që mund të jetë e rrezikshme).
Përjashtoni lodrat prej rrobe dhe të mbushura të cilat lëshojnë push, pasi janë shumë të rrezikshme për bebet.
Lodra duhet të përshtatet me personalitetin e fëmijës. Vini re “talentet” e fëmijës dhe ndihmojë t’i kultivojë ato. Për shembull, një djalë që ka qejf të ndërtojë gjëra do të preferonte më mire tulla lodër sesa një top futbolli.
Ofroni shumëllojshmëri lodrash në jetën e fëmijës. Çdo lloj lodre mund të zhvillojë një aftësi të veçantë tek fëmija. Për shembull, lodrat që luhen vetëm nuk janë të mjaftueshme, fëmija duhet të mësojë të ndërveprojë dhe kjo mund të arrihet përmes lodrave në grup ( lodrat që luhen mbi tavolinë janë zgjidhje shumë e mirë për në shtëpi).
Nuk është e nevojshme të bleni diçka të shtrenjtë. Lodrat e shtrenjta nuk janë domosdoshmërisht më të mirat, e përveç kësaj, një fëmijë nuk i dashuron lodrat për shkak të çmimit!
Sigurohu që lodra nuk është e dëmshme nga përbërësit që ka dhe të ketë material të mirë ( jo toksike).
Preferoni të bleni një lodër të bukur e me cilësi të mirë, sesa shumë me cilësi të dyshimtë! Në këtë mënyrë fëmija do të mësohet të besojë “më mirë pak dhe saktë”.