Lajmet e fundit

Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë ka votuar për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Rusisë më 17 mars të vitit të ardhshëm.
Njerëzit që jetojnë në rajonet e Ukrainës të aneksuara nga Moska që nga pushtimi i saj - Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhya dhe Kherson do të përfshihen në fletëvotim.
Data u miratua unanimisht me 162 vota në Këshillin e Federatës.
"Me këtë vendim, ne po nisim efektivisht fillimin e fushatës zgjedhore", tha kryetarja e këshillit, Valentina Matviyenko, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
“Duke zgjedhur një kryetar shteti së bashku, ne ndajmë plotësisht përgjegjësinë e përbashkët dhe fatin e përbashkët të atdheut tonë”, shtoi ajo.
Presidenti rus, Vladimir Putin ende nuk e ka shpallur zyrtarisht synimin e tij për të kandiduar për një mandat të ri presidencial gjashtëvjeçar.