Lajmet e fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut kanë marrë vëmendjen edhe të mediave në perëndim, transmeton Klan Kosova.
Gazeta amerikane “The Washington Post” ka shkruar shkruan se vendi zgjedh presidentin e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë gazetë gjithashtu shkruan se tre kandidatët garojnë për një funksion që pothuajse është ceremonial.
“Qytetarët e Maqedonisë votojnë për zgjedhje në të cilët dominon tema e ndryshimit të emrit”, shkruan Reuters.
Në mesin e kandidatëve që garojnë për president të Maqedonisë së Veriut është edhe shqiptari Blerim Reka.
Në garën për president janë edhe kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova.