Lajmet e fundit

Partia e Kryeministrit holandez Mark Rutte, ka fituar shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare duke mposhtur anti-islamistin Geert Wilders, njofton Klan Kosova.
Kështu raportojnë mediat e huaja në bazë të sondazheve të para të qendrave të votimit, të publikuara, përcjellë Klan Kosova.
Dy herë i zgjedhur kryeministër, Rutte mori mbështetjen e qytetarëve për shkak të reformave ekonomike dhe linjës së ashpër të mbajtur me Turqinë kohët e fundit.
''Exit poll'' i Ipsos i dha partisë së Rutte 31 nga 150 vende ne parlament ndërsa rivali i tij mori 19 vende ku përfshihej një koalicion me 3 parti.
Vendet e tjera janë shpërndarë në dhjetra parti të vogla që kanë marrë nga një ose 2 deputetë, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.