Lajmet e fundit

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.
Klan Kosova mëson nga burimet e saj se presidenti i vendit, Hashim Thaçi tashmë e ka vendosur këtë datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe se pritet që gjatë ditës së sotme të shpallë këtë datë me dekret.
Gjatë ditës, kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka mbajtur një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike pikërisht për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Në këtë takim, përfaqësuesit e partive politike u shprehën se mbajtja e zgjedhjeve lokale më 22 tetor është koha më e përshtatshme.
Në ndërkohë që kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në këtë takim ka thënë se sa më herët që mbahen zgjedhjet lokale, është aq më mirë, duke marrë parasysh që koha e certikimit të rezultateve zgjedhore sipas saj mund të marrë shumë kohë.