Lajmet e fundit

Lideri veteran populist anti-islamik, Geert Wilders ka fituar në zgjedhjet e përgjithshme holandeze, sipas parashikimit të fundit.
Pas 25 vitesh në parlament, partia e tij Liria (PVV) do të fitojë 37 vende, shumë përpara rivalit të tij më të afërt, një aleancë e krahut të majtë.
"PVV nuk mund të injorohet më", tha Wilders. “Ne do të qeverisim”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Fitorja e tij ka tronditur politikën holandeze. Por ai do të duhet të bindë partitë e tjera që t'i bashkohen atij në një koalicion.
Objektivi i tij është të sigurojë 76 vende në parlamentin prej 150 vendesh.
Aleanca e krahut të majtë nën ish-komisionerin e BE-së, Frans Timmermans do të vijë e dyta me 25 vende. Ai e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë lidhje me një qeveri të udhëhequr nga Wilders.