Lajmet e fundit

Zgjedhjet e parakohshme nacionale konsiderohen të jenë të pashmangshme, kjo pas dështimit të koalicionit qeverisës për t’i çuar përpara proceset e mëdha, siç është Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila ishte arritur në gushtin e vitit 2015, por ende nuk është ratifikuar në Kuvend, shkruan Gazeta Zëri.
Përderisa përfaqësues të PDK-së, partnerit të koalicionit qeverisës, shprehen të gatshëm për zgjedhje, përfaqësues të ekzekutivit (nga LDK-ja) thonë se vendi mund të shkojë në zgjedhje vetëm nëse dy partnerët e koalicionit PDK-LDK arrijnë kompromis për një çështje të tillë.
Nga ana tjetër, partitë opozitare konsiderojnë se Qeveria aktuale nuk do të mundë ta përfundojë mandatin e saj. Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Përfaqësuesit e partive politike në vend tash e sa kohë kanë nisur fushatën elektorale, duke organizuar takime të shumta me qytetarët e të gjitha kategorive. E analistët këto veprime i shohin si sinjal që tregon se zgjedhjet nuk janë tashmë vetëm opsion, por domosdoshmëri.
Shkrimi i plotë në Gazetën Zëri.