Lajmet e fundit

Parlamenti i Mianmarit ka zgjedhur mikun dhe ndihmësin e afërt të laureates së Çmimit “Nobel”, Aung San Suu Kyi, si president të martën, duke bërë që Htin Kyaw të jetë i pari shef shteti që nuk ka “background” ushtarak që nga vitet 1960.
Aung San Suu Kyi e udhëhoqi partinë e saj Lidhja Kombëtare për Demokraci drejt fitores në zgjedhje në nëntor, por një kushtetutë e hartuar nga ish-junta e vendit, e ndalonte atë të mbante postin e lartë.
Ai ka premtuar se do ta udhëheqë sidoqoftë vendin nëpërmjet një të besuari të saj dhe të enjten, partia nominoi Htin Kyaw për këtë detyrë.
Htin Kyaw nuk është deputet. Ai mori 360 vota pro nga Parlamenti me 652 deputetë, bëri të ditur komisioni zyrtar i numërimit.