Lajmet e fundit

Senati amerikan ka zyrtarizuar kandidaturën shumë të diskutueshme të Betsy Devos si ministre të arsimit në krye të departamentit të Arsimit në qeverinë e Presidentit, Donald Trump.
Falë votës së nënpresidentit amerikan, Mike Pence ka arritur që të fitojë me 50 vota pro dhe 50 kundër, transmeton Klan Kosova.
Kjo është hera e parë që një zëvendës-president ka ndërhyrë në një mënyrë të tillë për një sekretar të kabinetit.
Betsy DeVos, nëntorin e kaluar kishte shkaktuar indinjatën e sindikatave të mësuesve dhe demokratëve, që votuan njëzëri kundër saj.