Lajmet e fundit

Amber Heard ka kërkuar nga gjykata një urdhër ndalese për tashmë ish bashkëshortin e saj Johnny Depp në fund të muajit maj, pas kërkesës për divorc nga ky i fundit, transmeton Klan Kosova.
Ky urdhër është vendosur pas akuzave të Heard që Johnny ia kishte hedhur një iPhone në fytyrë, e tani do të qëndroj deri më 15 gusht.
Ndërsa seanca gjyqësore e këtyre dyve, që ishte e paraparë për ditën e premte, është shtyrë për datë të pacaktuar.

