Kosova për herë të parë në histori do t'i organizojë Lojëra Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.
Kështu u vendos të premten e kaluar Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
E lidhur me përgatitjet që do t'i bëjë Qeveria e Kosovës, ka folur zëvendësministrja e Sportit Daulina Osmani.
Ajo në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se fitorja është meritë e sportistëve.
"Ky rezultat është kurorë e bashkëpunimit të shumë akterëve të udhëhequr nga MKRS dhe Komiteti Olimpik i Kosovës", tha Osmani.
https://www.youtube.com/watch?v=qg9hcvx-jKM
Zëvendësministrja e sportit shtoi se buxheti i ndarë nga qeveria për organizimin e LM 2030.
"Do të jenë katër investime të reja infrastrukturore në kuadër të këtij koncepti. Një ndër to stadiumi nacional, kompleksi i pishinave olimpike, kompleksi i tenisit dhe poligoni i shenjëtarisë", tha ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=WeTPJyPotXA
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.