18.10.2016 · përditësuar para 3556 dite1 min lexim
Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka marrë pjesë sot në ceremoninë hapëse të edicionit të sivjetmë të Panairit të Librit në Frankfurt të Gjermanisë.
Panairi i Librit në Frankfurt është ngjarja më e madhe e librit në botë.
Me moton "Kjo është ajo që ne ndajmë", Flandra dhe Holanda paraqitën një program të gjerë letrar dhe kulturor për mysafirët e nderit në hapjen solemne të panairit të Librit 2016 në Frankfurt, ku morën pjesë Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës, Përfaqësues të Parlamentit Evropian, përfaqësues të lartë politik shtetëror të Gjermanisë, Holandës, Flandrës e më gjerë.
Në këtë panair mori pjesë edhe Kosova ku Shoqata e Botuesve të Kosovës pati stendën e saj prezantuese, e cila është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, transmeton Klan Kosova.
Zëvendësministri Hoti ka viztuar edhe stendën e Kosovës ku u takua me përfaqësuesit e shoqatës dhe së bashku diskutuan rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në një panair të tillë siç është ky në Frankfurt.
Në edicionin e sivjetmë të Panairit të Librit në Frankfurt po marrin pjesë 7,100 ekspozues nga më shumë se 100 shtete.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.