Lajmet e fundit

Nënkryetarja e ekzekutivit të Serbisë, Zorana Mihajloviq, e konsideruar si politikania më proamerikane në këtë shtet, ka pezmatuar shumë veta në Beograd, por edhe në Moskë, kur i ka thënë numrit dy të qeverisë ruse të shikojë punët e veta, e jo ato të Serbisë.
Komentet e saja pasuan ato të zv/kryeministrit rus, Dmitry Rogozin, i cili gjatë një vizite në Serbi, dy ditë më parë, tha që ky shtet duhet të ketë kujdes me refugjatët, në mënyrë që të mos i ndodhin sulme seksuale sikur bëri vaki në natën e Vitit të Ri, Këlnit të Gjermanisë, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.
"A mund t'i ndodh Serbisë skenari që e parashikon Rogozin? Mendoj që ai duhet të kujdeset për shtetin e tij, e në për tonin", ka thënë Mihajloviq.
Në këtë deklaratë të zv/kryeminsitres serbe ka reaguan nënkryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Sanda Rashkoviq Iviq. kjo e fundit i ka kërkyar shefit të qeverisë, Aleksandar Vuciq të ndikojë urgjentisht te Mihajloviq në mënyrë që ajo të tërheq "deklaratën jodiplomatike", e cila, sipas saj, paraqet kulmin e mosrespektit kakrshi zyrtarëve të Rusisë.
Derisa Mihajloviq konsiderohet si politikania më proamerikane në qeverinë e Serbisë, më prorusi, sipas mediave në Beograd, është zv/kryeministri dhe ministri i jashtëm, Ivica Daciq.