Lajmet e fundit

(Një portret i një viktime kosovare për përdhunim, e cila ka kërkuar që identiteti i saj të mbetet anonim).
Fotograf: Tori Ferenc/ Bloomberg
''Duke menduar që një shami e bardhë e vendosur në kokë do t’i fshehte asaj moshën e re për ta mbajtur të sigurt nga paramilitarët serbë, ajo u përdhunua, sikurse dhe dy motrat e saj'', shkruan në artikull.
''Vuçiq dhe Thaçi kanë qenë në bisedime për ta vendosur të kaluarën për të pushuar dhe për t'u përpjekur të integrohen me Bashkimin Europian. Autoritetet e Kosovës thonë se 20,000 gra kryesisht shqiptare janë keqtrajtuar nga ushtarët serbë. Kjo do të thoshte se viktimat e dhunës seksuale tejkalojnë 13.595 njerëz të vrarë në luftë. Militantë nga të dyja palët janë paditur për krime lufte'', është potencuar në artikull, njofton Klan Kosova.
Po ashtu duke qenë se u deshën disa vite për të krijuar fonde për viktimat, kjo kategori që nga viti i kaluar mund të aplikojnë për të marrë një pension deri në 230 euro në muaj nëse aplikimi i tyre miratohet nga një komision.
Deri tani mbi 1.300 gra kanë aplikuar dhe rreth 400 aplikime janë përpunuar, sipas ish-presidentes Atifete Jahjaga.
"Duke e ditur mentalitetin tonë, nuk besoj se shumë prej tyre do të lajmërohen", është shprehur ajo, njofton Klan Kosova.