Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli ka nisur fjalimin në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Klan Kosova.
Veseli nisi deklaratën i prerë dhe i qartë se e vërteta do të triumfojë.
Ai tha se ka një pikë të vetme, fort të rëndësishme, që kjo gjykatë të mbrojë drejtësinë dhe të jetë e paanshme, raporton Klankosova.tv
"Po ju drejtohem me një pikë të vetme, Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë. I kam shërbyer gjithë jetën time vendit tim, që çdo qytetar të gëzojë drejtësi dhe bota ta njeh të vërtetën. Edhe në momentet më të errëta, nuk e humba kurrë besimin se e drejta, e vërtetat dhe liria do të triumfonin." - tha Veseli. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=B0jWi82qwTU
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.