Regjisorja, Blerta Zeqiri deklaroi në emisionin kushtuar edukimit medial, Edumedia se në shumicën e prodhimeve artistike ngrisin dhe trajtojnë çështje për shumë padrejtësi sociale.
Zeqiri tha se nëpërmjet përshkrimit sa më të mirë të historive të tilla, artistët tentojnë që me këto tema të prekin publikun por që edhe këto çështje të shkojnë në vesh të qeveritarëve dhe vendimmarrëseve.
"Të drejtat e grave është një nga temat që trajtohet shumë nëpër filmat tanë, të drejtat e LGBT po ashtu, kemi bëri filma edhe për të mbijetuarit e luftës me të cilët shteti nuk është marrë sa duhet", deklaroi ajo në Edumedia, projektin e përbashkët të Klan Kosovës dhe OSBE-së.
https://youtu.be/EpCLPiMSezc
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.