Lajmet e fundit

Izmir Zeqiri, kryetar i zgjedhur i Zubin Potokut, vlerëson se kërkesa e BE-së ndaj Qeverisë së Kosovës që kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore të mos betohen, është shumë e padrejtë.
Duke folur për emisionin Info Magzine në Klan Kosova, ai u shpreh se nuk po i duket e drejtë të thuhet kjo përderisa siç tha, kjo situatë është interes jetik i të gjithë qytetarëve pa dallim, shumicës serbe dhe pakicës shqiptare dhe të gjithë atyre që banojnë nëpër komuna që duhet të vendoset drejtësia, të veprohet e punohet sipas drejtësisë që ofron Republika e Kosovës.
“Ashtu do të ndihet i sigurt dhe i akomoduar secili qytetar, e jo t’u krijohet hapësirë bandave të ndryshme ose tanimë edhe shtetit të Serbisë përmes instrumenteve të tij nëpër këto komuna. Duhet t’u vijë fundi”, deklaroi Zeqiri.
Megjithatë, si shtoi se është në dispozicion që të dakordohen dhe harmonizohen në vijë shtetërore dhe për interesin e qytetarëve çfarëdo epilogu që mund t’i vijë kësaj pune.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.