Lajmet e fundit

Kanë dy vjet që janë martuar dhe ende duken shumë të dashuruar.
Aktori George Clooney dukej shumë krenar teksa ishte i shoqëruar nga gruaja e tij Amal në premierën e filmit të tij më të ri Cesar.
Ndërsa Amal, u sigurua që t’i ofrojë vëmendjen e duhur bashkëshortit të saj në, teksa mbante të veshur një fustan të bardhë me lule të kuqe të qëndisura nëpër të, ngjyra perfekte për t’i paraprirë ditës së Shën Valentinit.
Ata nuk ia ndanin sytë njëri tjetrit dhe dashuria mes tyre duket se po gufon.
Amal po ashtu kishte vënë unazën e fejesës, që është me një gur diamanti, jo të vogël. Mediat kanë raportuar se ajo nuk e mban unazën me vete tërë kohën, për shkak se guri është aq i madh, sa mund të tërheqë shumë vëmëndje.