Lajmet e fundit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, s’e ka pranuar se Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar një fletë-arrest për të dhe e ka përgënjeshtruar këtë lajm, të cilin për Klan Kosova e ka konfirmuar policia.
“Një gënjeshtër e lëshuar gjoja për një fletë-arrest nuk është asgjë tjetër përpos shqetësim për miqtë dhe dashamiret e mi. Ata që lansojnë kësi lloj propagandash janë shumë të paditur, pa etike morale e profesionale. Askush nuk mund ta ndalë Kosovën dhe ecjen e saj drejtë një shteti ku sundon rendi dhe ligji. Përshëndetje nga vendi më mik dhe me i dashur për shqiptarët partneri ynë i përhershëm, SHBA”, ka shkruar Zemaj në profilin e tij në Facebook.