Lajmet e fundit

Remdesivir është ilaç ecencial për shërimin e pacientëve të prekur me COVID-19.
Por, nuk do të kalojë shumë shumë kohë, dhe ky ilaç, do të mund të përdoret edhe në Kosovë.
Kreu i Shëndetësisë Armend Zemaj, është shumë optimist për kohën e shkurtër të arritjes së këtij ilaçi për t`iu dalë në ndihmë pacientëve të prekur më koronavirus, njofton Klan Kosova.
“Shumë shpejt edhe kjo do t`u vjen në ndihmë sado pak qytetarëve të cilët janë duke u trajtuar dhe u rekomandohet nga mjekët, është përgjegjësi e tyre në mënyrën se si i trajtojnë, unë besoj në punën e tyre”, ka thënë Zemaj të enjten.
Këto komente Zemaj i bëri kur vizitoi spitalin e fëmijëve që është në përfundim e i cili është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ky spital që sipas të parit të Shëndetësisë do të jetë shembull edhe për rajon do të jetë lëhtësim për profesionistët shëndetësor por edhe qytetarët.
Ministri gjatë paraditës pranoi edhe 45 mijë maska e 450 palë rroba speciale, donacion nga Hungaria, për çka tha se është mirënjohës.
“Ky kontigjent do të shërbej si masë preventive, edukative dhe ta sensibilizojmë opinion që të jemi sa më të kujdesshëm dh eta luftojmë sëbashku këtë të keqe që ka përfshi, Kosovën, rajonin por edhe botën”, ka shtuar Zemaj.
Ai bëri thirrje për respektim të masaeve anti COVID-19 meqë spitalet janë mbingarkuar.
https://www.youtube.com/watch?v=CzTSGpKosbU