Lajmet e fundit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në një intervistë dhënë RTK-së ka komentuar bllokadën e radhës nga opozita duke e cilësuar si teatër.
“Fatkeqësisht edhe sot u pa një bllokadë që tani e ka kaluar atë karakterin demokratik ka kaluar në një teatër të kukullave që vetëm po ndërrohen personazhet.”
“Kuvendi është vendi me demokratik që mundet me u shpreh debati, por këta nuk lejojnë.”
“Kryeministri është i gatshëm të debatoj t’i sqaroj të gjitha,” ka përfunduar Zemaj.