Lajmet e fundit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur vendimin e Gjermanisë për të dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.
Kjo përfaqëson një kthesë të madhe nga Berlini në politikën e tij të gjatë për të mos dërguar ndihma në zonat e konfliktit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Duke postuar në Twitter, Zelensky shkroi: "Gjermania sapo ka njoftuar sigurimin e armëve antitank dhe raketave Stinger për Ukrainën. Koalicioni kundër luftës në veprim!".
https://twitter.com/ZelenskyyUa/status/1497639060063469571?cxt=HHwWhoCqjcqy18gpAAAA