Lajmet e fundit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri lutje për paqe derisa iu drejtua popullit të Danimarkës, derisa e festonin përvjetorin e 77-të të çlirimit pas Luftës së Dytë Botërore.
"Shteti rus nuk është gati të ndalojë luftën. Ata po ëndërrojnë ta pushtojnë Ukrainën dhe vendet e tjera evropiane".
"Ata ende po ëndërrojnë që liria e Evropës do të zhduket. Por ëndrrat e tyre nuk do të realizohen. Ëndrra për paqen do të bëhet realitet. Ashtu si ndodhi 77 vjet më parë”,ka thënë Zelensky me anë të një videolidhjeje.
Zelensky paralajmëroi se lufta e Rusisë mund të përhapet edhe në vende të tjera evropiane, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv.