Lajmet e fundit

Shtetasit e Zelandës së Re, kanë votuar të enjten nëse duan apo jo ta ndërrojnë flamurin e tyre tradicional, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Rezultatet preliminare tashmë janë dhënë dhe sipas tyre 1,200,003 banorë apo 56% e votuesve, i kanë thënë jo këtij ndryshimi duke vendosur kështu ta mbajnë flamurin e vjetër.
[caption id="attachment_267782" align="alignnone" width="640"]
Flamuri i vjetër i Zelandës së Re.[/caption]
Ndërsa, vetëm 915,008 votues apo 43.2% e kanë përkrahur propozimin e ri, flamurin e dizajnuar nga Kyle Lockwood.
Rezultatet e referendumit i cili vlerësohet të ketë kushtuar 12 milionë funte, pritet të konfirmohen gjatë të mërkurës së javës së ardhshme.
Votimi i zelandezëve ishte edhe një qortim për kryeministrin John Key, i cili ishte ndër përkrahësit kryesorë të këtij ndryshimi. Ai e kishte dhënë mbështetjen e tij fuqimisht për ndërrimin e flamurit, por nuk e fitoi shumicën.
[caption id="attachment_267783" align="alignnone" width="640"]
Flamuri i ri, që e humbi garën në referendum.[/caption]