28.10.2015 · përditësuar para 3930 dite1 min lexim
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga biznesmenët më të mëdhenj në Kosovë, Ramiz Kelmendi, në Info Magazine të Klan Kosovës, duke folur për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim nga Kosova, e ka cilësuar si arritje dokumentin, por ka kërkuar që të punohet shumë, njofton Klan Kosova.
Zeka poashtu ka theksuar nevojën për ndihmë qeveritare dhe zbatim të detyrimeve që dalin nga marrëveshja.
"Duhet të shmangim euoforinë, po është një lajm i mirë, festa mbaroi duhet t’i përvishemi punës sepse ka shumë detyrime".
"Respektimi i ligjit është i rëndësishëm, po ashtu rregullimi i infrastrukturës ligjore me BE-në".
"Pas hyrjes në fuqi të MSA-së është detyrim që detyrimet të zbatohen, gjithashtu edhe zbatimi i ligjit për prokurim publik".
"Edhe përmbushja e standardeve evropiane në prodhim - këtu është ajo pjesa ku qeveria mund të ndihmojë prodhuesit, gjithashtu me lehtësime fiskale".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.