Lajmet e fundit

Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka dalur sot pak a shumë “jashtë” koalicionit PAN, duke marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.
Madje Zeka para gazetarëve ka thënë se PDK po flet në emrin e tij, dhe gjithë deputetëve të PAN-it, pa konsultim paraprak me ta, njofton Klan Kosova.
“PDK po flet në emrin tim, pa u konsultuar, nuk jam asnjë bisht i PDK-së, unë nuk veproj në azë të politikave të bodrumit, shantazhit”.
“Kjo është logjikë e të gjithë partive politike, s’ka konsukta as brenda pozitës e as opozitës”.
Ai edhe njëherë ka konfirmuar se e voton Haradinajn edhe Veselin.
“Unë do ta votojë qeverinë e Ramush Haradinajt, do ta votojë kandidaturën e Kadri Veselit nëse ai kandidaohet, po jashtë Veselit nuk votoj asnjë kandidat të PAN-it”.