Lajmet e fundit

Anëtari i më i ri i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se sfida e tij më e re, ajo në politikë, është fare e lehtë.
Në Magazinën Zgjedhore, Zeka tha se në parlamentin e ardhshëm qeverisës, do të ndryshojë mentaliteti i komunikimit me deputetë, njofton Klan Kosova.
Kjo pasi sipas tij, deri më sot, Parlamenti i Kosovës kishte mentalitet talibanësh komunikimi.
''Unë dhe Jakup Krasniqi kemi kalu barrë të madhe më shumë se sa angazhim''.
''Për ne kjo sfidë politike është shumë më e lehtë. Nëse kemi pasur guxim me i thanë Jo Titos e Millosheviqit kemi guxim ti japim jo edhe disa proceseve të tjera politike''.
''Gjithmonë në botën demokratike gazetarët eminentë janë kyçur në politikë''.
''Do dëshiroja që në Parlamentin e Ardhshëm të Kosovës të krijohet një mentalitet i ri i komunikimit. Parlamenti i Kosovës kishte mentalitet talebanësh të komunikimit''.