Lajmet e fundit

Milaim Zeka, anëtar i Nisma për Kosovën, ka thënë se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet Zvicër, duke dal në kundërshtim me Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, i cili ditë më parë pati deklaruar se ‘’Kosova do të bëhet Zvicra e Ballkanit’’.
Në Magazinën Zgjedhore, Zeka tha po ashtu se derisa Vetëvendosje tentonte ta rrëzonte Qeverinë me gaz lotsjellës e me fishkëllima, Nisma e rrëzoi atë vetëm me anë të një mocioni.
Duke iu drejtuar Fitore Pacollit në debatin televiziv në Klan Kosova, Zeka akuzoi Vetëvendosjen se është e prirë për të shkatërruar vendin pasi ata nuk pranojnë madje shtetin e as hymnin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
''Me ditë që vjen ndryshimi me njerëz sikur ti (i drejtohet Zeka, Pacollit), nesër shkoj në Hanë ose në Jupiter''.
''Në hapësirën gjeografike Vetëvendosje në Prishtinë, është e përfshirë në korrupsion sa vet Qeveria''.
''Ju jeni anarkista, juve zoti ju ka fal veq me gju me thy xhama me shkatërruar Kosovën. Ju nuk e pranoni hymnin e Kosovës, flamurin e Kosovës''.
''Kur Vetëvendosje tentoi ta rrëzoi Qeverinë me filikaçe, Nisma e rrëzoi me anë të një mocioni!''
''Edhe tek listat është dashur liderët politikë vet të mendojnë se kë ta vendosin në konkurrencë për deputetë''.
''Çdo kandidatë, deputetë që kurrë nuk ka folur në Parlament, një fjalë që nuk e ka fol në Kuvend, Haram i qoftë vota e qytetarëve''.
''Mos të votohen ata që flenë në Kuvend''.
''Nuk bëhet Kosova kurrë Zvicër për 5 mijë vjet, por Kosova mund të përparojë me anë të investimeve më të mira''.
''Qeveria e Kosovës duhet të marr vendim që çdo mjek që ka licencë nga bashkimi evropian të mos kërkojë licencë në Kosovë. Hajnia më e madhe në Kosovë bëhet në shëndetësi''.