Lajmet e fundit

Ramadan Zejnullahu ka thënë se vendimi i sotëm i Këshillit Drejtues për shkarkimin e tij nga posti i rektorit të Universitetit të Prishtinës nuk kishte të bënte me të apo stafin e tij, por me idenë e reformës dhe progresit që ata e përkrahnin.
Sipas tij, në këtë rast ka fituar ideja e mashtrimit dhe shantazhit, të cilën e përkrahin njerëz të fuqishëm.
"Unë ende besoj në fuqinë e UP-së dhe të shoqërisë sonë për t'u transformuar, duke respektuar vlerat e duke ndërtuar institucione që punojnë për të mirën e përgjithshme e jo për klane njerëzish të fuqishëm"
" Unë do të vazhdoj ta jap kontributin tim për të mirën e UP-së në cilëndo pozitë që jam. Forca e dijes dhe arsyes do të triumfojë herët apo vonë. Rrugës do të humbim shumë beteja, por nuk duhet të ndalemi" ka thënë Zejnullahu, transmeton Klan Kosova.