Lajmet e fundit

Mahmut Bakalli, politikan i dy kohërave është temë e Info Magazines së sotme.
Profesori universitar, Zejnullah Gruda e ka cilësuar Mahmut Bakallin si njeri të madh dhe prijës i shumë proceseve të rëndësishme.
“Në atë kohë kur është zgjedhë ai anëtar i komitetit krahinor unë kam pasur fat që për katër vjet të jem një nga bashkëpunëtorët e tij. Natyrisht në atë kohë ishin dy tendenca që Universitetin e Prishtinës ta vënë nën tutelën e Prishtinës, por Mahmut Bakalli dhe politikanë të tjerë e kanë bërë të jetë universitet i përmasave shtetërore.”
“Mahmut Bakalli ka pas një fat të madh, pasi është ngrit pas plenumit të katërt të partisë komuniste të ish-Jugosllavisë, tëherë ka filluar haptas të bisedohet për njësinë e shtatë, ku Republika është kërkuar.”
“Bakalli ka qenë lokomotivë e proceseve të 70-ta,” ka thënë Gruda, njofton Klan Kosova.