Lajmet e fundit

Është mbajtur mbledhja e 238-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në këtë takim, është bërë zgjedhja e kryeprokurorit të Prishtinës.
Në këtë pozitë u votua Zejnullah Gashi.
Gashi arriti t'i marrë shtatë vota.
Ndërkaq kundër votuan dy, dhe pati edhe një abstenim.
Kryesuesi i KPK-së Jetish Maloku, tha se kandidatja Fitore Sadikaj, nuk i ka plotësuar kriteret.
Mandati i kryeprokurorit të Prishtinës është katëvjeçar.