Lajmet e fundit

Zyrtarja për informim në zyrën e Eulex-it, Besa F. Domi, ka një ftesë të veçantë për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismailin, njofton Klan Kosova.
Në profilin e saj në Facebook Besa Domi, ka publikuar një fotografi provokative duke i bërë thirrje deputetit Ismaili që të shkojë të luajë me të në fushat e basketbollit në Gërmi.
Ismaili i cili për momentin ndodhet në arrest shtëpiak, ku po e vuan dënimin se hodhi gaz lotsjellës në kuvend për të penguar zhvillimin e seancës plenare, është fans i lojës së basketbollit. Ai shpesh publikon fotografi nga ky vend duke luajtur me miqtë e tij.