Lajmet e fundit

Zëdhënësja e EULEX-it, Joanna Lachana, ka folur lidhur me situatën mes Serbisë dhe Kosovës.
Ajo bëri të ditur se EULEX-i vazhdon të jetë vigjilent dhe janë duke monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
"Situata e sigurisë në veri është e qetë, por e tensionuar. Njësia jonë policore e specializuar, e cila përbëhet nga 1058 policë, kryen kalkulimet e përditshme në veri të Kosovës që ta kemi një pasqyrë të qartë të situatës. Si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, ne gjithashtu kemi koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me KFOR-in", tha ajo në Abc News.
Lachana bëri me dije se nëse kërkohet nga Policia e Kosovës, EULEX-i është i gatshëm të veprojë si reagues i dytë i sigurisë për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe mbrojtjen e të gjithëve nga çdolloj kërcënimi, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, moshën apo gjininë.
"Forca jonë e reagimit ët shpejtë është në gatishmëri 24 orë në ditë në Mitrovicë dhe ka një kohë reagimi prej 15 minutash. Nëse është e nevojshme gjithashtu misioni mund të zbarkojë një njësi policore të specializuar rezervë për t’i shtuar forcat e saj në terren dhe kapacitetin e saj operacional. Ne do bëjmë atë që është e nevojshme për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës dhe për të kontribuuar në sigurinë e popullatës së saj".
EULEX, KFOR-i dhe Policia e Kosovës, shtoi Lachana, kryejnë stërvitje të rregullta të përbashkëta./Abcnews.al