Lajmet e fundit

Zëdhënësi i UNRWA-së, Mohamed Adnan Abu Hasna, tha se ka raportime se kanë shpërthyer disa sëmundje në strehimoren e refugjatëve në veri të Gazës.
“Në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza, njerëzit janë rreshtuar në stacionin e fundit të karburantit që funksionon. Kamionët e ndihmës supozohet të dërgojnë gaz në këtë stacion pasi njerëzit përdorin dru për gatim dhe për t'u ngrohur”, tha ai.
“Ambulancat janë gjithashtu të rreshtuara duke shpresuar të mbushen. Mund të konfirmojmë se 100 kamionë hynë sot në veri të Gazës dhe se disa impiante për shkripëzimin e ujit u pajisën me karburant”, shtoi Abu Hasna.
“Megjithatë, të paktën 200 kamionë nevojiten në baza ditore për të siguruar furnizimet bazë të jetës për banorët e Gazës. Ata që kanë ikur janë në gjendje të keqe shëndetësore dhe ka raportime për shpërthime sëmundjesh në strehimore”, theksoi zëdhënësi, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.