Përplasjet që zgjaten me vjet, u shoshitën për 60 minuta. Ministri në detyrë i Arsimit, Hajrulla Çeku për dallim nga pararendësja Arbërie Nagavci, i hapi dyert për sindikalistët, pas katër vjetësh.
Rrahman Jasharaj, bashkë me Ymer Ymerin, në takim me dyer të mbyllura i diskutuan sfidat që janë fort të hapura në këtë fushë, raporton Klan Kosova.
E llafi me shefin e dikasterit duket se u pëlqeu, ngase zgjati rrafsh një orë. E për këtë kohë u tha se morën edhe premtime.
Për shumë çka po, veç për një çështje që edhe protestuan gjatë, përfaqësuesit e SBASHK-ut thanë se nuk patën mundësi të diskutojnë.
Nga Ministria s’e komentuan takimin, veç përfaqësuesit e mësimdhënësve thanë se do takohen sërish me Çekun, pasi të themelohen institucionet.
Detajet shtesë mund t’i gjeni në kronikën e mëposhtme:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.