Lajmet e fundit

Do të kthehet sërish në njërën nga qelitë e Burgut të Sigurisë së Lartë, por kësaj radhe lirinë e ka të paktën të prekshme.
Për Pjetër Ndrecajn, që e ekzekutoi gruan dhe vajzën e tij 9 vjeçare, në natën e 7 Gushtit të 2018-ës nuk vlen më dënimi me burgim të përjetshëm.
Pasi u kthye në rigjykim, vrasësi i dyfishtë u dënua me dënim unik prej 24 vjet e 6 muajsh, por para se të hynte në sallë pati për t'iu thënë diçka gazetarëve, por që nuk u kuptua çka.
Por përveç dënimit të ri, rrethanat e ngjarjes për të cilën u rigjykua, mbeten të njëjta.
Kronikë nga Rina Mujku