Lajmet e fundit

Në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” është mbajtur akademi solemne për nder të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.
Në këtë akademi solemne ka marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, drejtues të Policisë së Kosovës, rektori i këtij Universiteti, Ramë Vataj, prorektorë, familjarë e miq të Ukshin Hotit.
Pas akademisë solemne, është zbuluar edhe shtatorja e veprimtarit Ukshin Hoti, njofton Klan Kosova.
Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se shtatorja e Ukshin Hotit që është zbuluar sot është e para në Prizren, por që sipas tij, shumë shpejt do të ndërtohet edhe një e tillë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.
Ai poashtu ka thënë se Hoti ka qenë një njeri që ka lënë të gjitha për çështjen kombëtare dhe ka garantuar se do të punohet për të zbardhur fatin e tij.
Rektori Vataj ka falenderuar studentët për iniciativën që kanë marrë për shtatoren e Ukshin Hotit.