Lajmet e fundit

Aktorja e famshme e Bollywood-it, Sridevi Kapoor ka humbur jetën "aksidentalisht", thuhet sipas një raporti, transmeton Klan Kosova.
54 vjeçarja, humbi jetën në mënyrë të papritur të shtunën në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në martesën e nipit të saj.
Një raport paraprak mjeko-ligjor thotë se aktorja indiane u mbyt në vaskën e hotelit të saj dhe se në organizmin e saj janë gjetur gjurmë alkooli, gjë që mund të shpjegonte vdekjen, raporton Daily Mail.
Ndërsa familja e Sridevi paraprakisht lajmëroi se ajo kishte pësuar atak në zemër.
Zyratët ende po përpiqen që të bashkojnë ngjarjet që çuan në vdekjen e saj dhe të përcaktojnë se kush ishte me të në momentin e fundit të jetës.