Lajmet e fundit

Tani ka më shumë informacione në lidhje me vdekjen e legjendës së komedisë, Don Rickles, transmeton Klan Kosova.
Sipas TMZ, certifikata e vdekjes thotë se komediani 90-vjeçar, vdiq pas një sëmundje të veshkave.
Sëmundja thuhet se u zbulua në muajt e fundit të jetës së tij. Don vuajti edhe nga hipertensioni dhe diabeti i tipit 2.
Aktori ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles javën e kaluar.