Lajmet e fundit

Policia e Kosovës përmes komunikatës për media ka njoftuar se deri te aksidenti i sotëm në Pejë ka ardhur pasi ngasësi i autobusit nuk i është përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, duke e humbur kontrollin mbi automjet dhe e ka goditur pemën në anën e kundërt të rrugës.
Siç ju kemi njoftuar edhe më herët, udhëtarët i përkasin një shoqate të grave nga Ferizaj dhe për momentin po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës, transmeton Klan Kosova.