Lajmet e fundit

Kanë kaluar 13 vjet që atëherë, kur në krah të Adi Krastës ajo tentoi të sfidonte vetveten. Sërish në skenë, por në një tjetër rol.
Provoi të prezantonte kolegët e saj… Sot ajo është më e maturuar. Koha ka bërë të vetën, eksperiencat po ashtu.
Një gjë nuk ka ndryshuar te Ledina Çelo, të qenit seksuale, e hijshme dhe e dashur për publikun. Këngëtarja Ledina Çelo, e cila prej vitesh i mungon skenës shqiptare, rikthehet si prezantuesja e edicionit të 55-të e Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Publik Shqiptar.
Ajo do të prezantojë në krah të aktorit Kasem Hoxha, edhe ai prej vitesh i larguar nga Shqipëria. Ndërsa e ndajnë vetëm pak orë nga nata e parë e festivali, gjatë provave, ajo gjen pak kohë për të treguar ndjesitë e rikthimit dhe projektet e radhës, shkruan Panorama, përcjellë Klan Kosova.