Lajmet e fundit

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga do të merr pjesë sot në zbulimin e pllakës përkujtimore në nderim të ushtarëve sllovakë, që humbën jetën në aksidentin ajror duke u kthyer nga misioni i tyre në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Ngritja e pllakës përkujtimore për ushtarët sllovakë është bërë me iniciativën e Jahjagës.
Shefja e shtetit pasdite do ta pres në takim edhe ministrin e jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, transmeton Klan Kosova.